Mark Zuckerberg: E ardhmja e Facebook do te jete telepatia
Përdoruesit e Facebook ne te ardhmen do të mund të dërgojnë mesazhe telepatike. Sipas Mark Zuckerberg “teknologjia e fundit e komunikimit”, do të mundësojë që njerëzit të dërgojnë mendimet direkt tek njëri-tjetri.
Ka tejkaluar prej kohësh 1 miliard përdorues dhe çdo ditë pasurohet me risi në formë e përmbajtje, por cila është e ardhmja e Facebook, rrjetit më të madh social në botë?Një ide për këtë e ka dhënë Mark Zuckerberg, duke u shprehur se një ditë ne do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë”.
“Unë besoj se një ditë ne do të jemi në gjendje që të dërgojmë mendimet tona tek njëri-tjetrin duke përdorur teknologjinë e drejtpërdrejtë. Ju do të jeni në gjendje të mendoni diçka dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët.
Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg, duke iu përgjigjur njërës prej mijëra pyetjeve që priti në sesionin e radhës pyetje-përgjigje, të organizuara periodikisht prej tij në rrjetin social.Mes pyetjeve nuk munguan as ato nga emra të famshëm, si Arnold Schwarzenegger apo astrofizikani Stephen Hawking.